69 raste të reja me koronavirus në Shqipëri

Të hënën është raportuar për 69 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri. 69 raste janë konfirmuar nga testimi i 319 mostrave në 24 orët e fundit, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë.

Numri i të infektuarve ka shkuar në 1590. Në infektivë janë duke marrë tretman 50 pacientë, shtatë prej tyre në intensivë. Numri i rasteve aktive është 499.

Ndërkohë është raportuar për 11 të shëruar.

“Gjatë javës së fundit ka rritje të numrit të rasteve pozitive. Ka një rritje të të shtruarve në spital, por qëndrueshmëri sa i takon fataliteteve. Kjo rritje lidhet me uljen e vigjilencës dhe moszbatimin e rregulltave të përcaktuara nga autoritetet shëndetësore”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë së Shqipërisë.

Në Tiranë janë raportuar 28 të prekur, në Shkodër 16, kurse në Krujë tetë raste.