Ballina Lajmet Rajon dhe Botë 7 të vrarë nga granatimet izraelite në Gaza dhe Khan Younis

7 të vrarë nga granatimet izraelite në Gaza dhe Khan Younis

Shtatë palestinezë u vranë dhe disa të tjerë u plagosën në orët e para të mëngjesit të së mërkurës, si pasojë e granatimeve të ushtrisë izraelite ndaj tendave dhe shtëpive të civilëve në lindje të qytetit të Gazës dhe në jug të Khan Younisit.

Sipas burimeve mjekësore, katër persona, përfshirë një vajzë të mitur, u vranë dhe të tjerë u plagosën kur artileria izraelite goditi tenda dhe shtëpi banimi në lagjet Zeitoun dhe Tuffah, në lindje të qytetit të Gazës.

Po ashtu, tre persona të tjerë u vranë dhe disa u plagosën nga granatimi i tendave të të zhvendosurve në zonën Qizan Rashwan, në jug të qytetit Khan Younis.

Që nga arritja e marrëveshjes së armëpushimit në muajin tetor të vitit të kaluar, 529 palestinezë janë vrarë dhe mbi 1.460 të tjerë janë plagosur. /mesazhi