7 viktima dhe 647 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë, ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë kryer 4,139 testime nga të cilat 647 persona kanë rezultuar pozitivë me koronavirus.

Në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 7 persona të prekur me koronavirus, duke shënuar një ulje të fataliteteve krahasuar me ditët e fundit. Ndërkohë, janë shëruar 964 qytetarë.

Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 161 pacientë, nga të cilët 19 janë në gjendje më të rënduar.