72 pacientë me koronavirus të hospitalizuar, 31 në oksigjenoterapi dhe 2 në gjendje të rëndë

Numri i pacientëve të hospitalizuar në Klinikën Infektive është rritur ndjeshëm.

Në raportin ditor nga Klinika Infektive tregohet se në këtë klinikë janë të hospitalizuar 82 pacientë me koronavirus.

Prej tyre, 72 pacientë janë të sëmurë me virusin COVID-19, shkruan lajmi.net.

“Gjithsej 31 raste janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive, prej të cilëve 4 raste në gjendje më të rënduar janë duke u trajtuar në repartin e Mjekimit Intensiv, 2 prej tyre janë në gjendje kritike.”, sqaron Klinika Infektive.

Siç është njoftuar edhe njoftimin paraprak, sot në Repartin e Mjekimit Intensiv ka ndërruar jetë pacienti A. G. 80 vjeçar nga Prishtina, i cili përpos infeksionit me Covid -19 kishte edhe sëmundje të tjera shoqëruese.

Klinika është në në pritje të rezultateve për 8 raste si dhe nga klinika lirohen 2 pacientë të cilët kanë rezultuar negativ në testimet për Covid 19.