8 të vdekur nga sulmi me armë në një universitet në Rusi

Një sulm me armë në një universitet në lindje të Rusisë la sot 8 të vdekur dhe 6 të plagosur.

Ngjarja ndodhi në Universitetin e Permit, në shtetin federal të Perm Krait, rreth 1,400 kilometra në lindje të Moskës.

Autoritetet ruse thanë se autori i sulmit është arrestuar. Ai u plagos nga policët pasi u përpoq t’i kundërvihej me armë.
Mediat ruse raportojnë se agresori është Timur Bekmansurov, një student 18-vjeçar dhe gjendja e tij shëndetësore është kritike.

Agjencia shtetërore e lajmeve RIA Novosti raportoi se “disa studentë dhe pedagogë u mbyllën nëpër auditorë”.

Në rrjetet sociale, Universiteti pati bërë thirrje që të gjithë studentët që ishin brenda në mjediset e auditorëve “të mbyllen brenda dhe të qëndrojnë në kujdes”, ndërsa ata që janë në kampus “të largohen”. /euronews