Ballina Lajmet Rajon dhe Botë 9 izraelitë të vrarë dhe 27 të plagosur nga sulmi me raketa...

9 izraelitë të vrarë dhe 27 të plagosur nga sulmi me raketa iraniane në perëndim të Kudsit

Të paktën nëntë izraelitë kanë vrarë dhe 27 të tjerë janë plagosur nga një sulm me raketë iraniane që goditi drejtpërdrejtë një ndërtesë në qytetin Beit Shemesh, në pjesën perëndimore të Kudsit, transmeton Anadolu.

Duke cituar shërbimin izraelit të ambulancës MDA, e përditshmja Yedioth Ahronoth tha se mes të plagosurve janë katër persona që pësuan lëndime kritike nga sulmi.

Shërbimi i emergjencës tha se disa persona mbeten të zhdukur, ndërsa operacionet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë në vendngjarje.

Sipas portalit të lajmeve The Times of Israel, Kryetari i bashkisë Beit Shemesh, Shmuel Greenberg, tha se 20 banorë nuk kanë mundur të kontaktohen. Megjithatë, ai theksoi se “kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht se u ka ndodhur diçka”.

Dje, SHBA-ja dhe Izraeli nisën një sulm ndaj Iranit, duke vrarë disa udhëheqës të lartë iranianë, përfshirë liderin suprem Ayatollah Ali Khamenei. Teherani reagoi me një seri sulmesh me dronë dhe raketa.

Izraeli dhe SHBA-ja ndërmorën një sulm të ngjashëm ndaj Iranit qershorin e kaluar, duke shkaktuar një luftë 12-ditore para shpalljes së armëpushimit.