Ballina Jeta Shëndetësi Çomlek me qepujka, origjinaliteti i shijes shqiptare

Çomlek me qepujka, origjinaliteti i shijes shqiptare

Nëse ka një recetë që fiton mbi të gjitha fantazitë e shijes, është ajo e recetës shqiptare të përgatitjes së çomlekut. Mënyra e gatimit të tij dhe shija e mrekullueshme është me të vërtetë speciale dhe të përfshin tërësisht.

Magjepsëse dhe e plotë në aromë, për këtë pjatë nuk mbeten fjalë, mjafton të lëpish gishtat dhe t’i dorëzohesh shijes së saj.

Pavarësisht se përgatitja tipike e çomlekut është ajo me mish lepuri të egër, kjo recetë mund të përgatitet me të gjitha llojet e mishrave, viçi, qengji, pule etj.

Përbërësit për 4-5 persona:

  • 800 gr mish lepuri, viçi, qengji, pule(sipas dëshirës)
  • 1 kg qepujka
  • Kripë, pipër, rigon
  • Hudhra (3-4 kokrra vendi)
  • 3 domate
  • Salcë speci
  • Uthull
  • Piper i zi

Përgatitja:

Kauardisim mishin me hudhrat dhe qepujkat deri sa të zverdhen. I shtojmë salcën e specit, domatet e grira dhe erëzat (kripë, piper, rigon). Shtojmë ujë deri sa të mbulohet mishi dhe dy lugë gjelle uthull. E lëmë të ziejë në zjarr të ngadaltë deri sa qepa dhe mishi të jenë zier mirë. Kjo gjellë përgatitet në vorbë.

Çomlek me qepujka, origjinaliteti i shijes shqiptare