Ballina Sport Basketboll Basketboll, nis faza gjysmëfinale e “play-offit”

Basketboll, nis faza gjysmëfinale e “play-offit”

Sot, në Prizren dhe Mitrovicë nis faza gjysmëfinale e “play-offit” në Superligën e Kosovës në basketboll.

Bashkimi e pret Borën në palestrën “Sezai Surroi” kurse Peja luan në palestrën “Minatori” kundër Trepçës.

Të dyja ndeshjet do të startojnë nga ora 19:30 dhe që të dyja pritet të jenë tejet interesante.

Skuadrat që regjistrojnë nga tri fitore në gjysmëfinale, do të kualifikohen në finale të “play-offit”, ku kampioni do të shpallet me katër ndeshje të fituara.