Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Britania mirëpret zgjatjen e armëpushimit SHBA-Iran, kërkon rifillimin e negociatave

Britania mirëpret zgjatjen e armëpushimit SHBA-Iran, kërkon rifillimin e negociatave

Sekretarja britanike për çështjet e jashtme, Yvette Cooper, ka deklaruar se Mbretëria e Bashkuar ka mirëpritur vendimin e SHBA-së për të zgjatur armëpushimin me Iranin dhe ka përsëritur thirrjet për rifillimin e negociatave, transmeton Anadolu.

“Ne duam të shohim rifillimin e negociatave, një zgjidhje gjithëpërfshirëse dhe rihapjen e plotë të Ngushticës pa kufizime apo taksa”, shkroi Cooper në platformën amerikane të rrjeteve sociale X.

Komentet e saj erdhën pasi presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se Washingtoni do ta zgjasë armëpushimin me Iranin për t’i dhënë kohë Teheranit të përgatisë një “propozim të unifikuar” pas një kërkese nga zyrtarët pakistanezë.

“Çdo rikthim i armiqësive do të ishte një hap i madh prapa për rajonin, ekonominë globale dhe koston e jetesës”, paralajmëroi sekretarja britanike.

Armëpushimi që ishte shpallur fillimisht në fillim të këtij muaji ishte planifikuar të skadonte sonte me kohën e Washingtonit.