A e dini se ekziston një Cybertruck që kushton vetëm 1,500 dollarë, por është i projektuar për fëmijë – ja specifikat

Tesla lansoi javë më parë kamionçinën e shumëpritur Cybertruck, i cili erdhi në tri versione dhe varianti më i lirë kushton mbi 60 mijë dollarë, ndryshe nga çmimi prej 40 mijë dollarësh i cili u premtua nga Elon Musk në vitin 2019; megjithatë e ka rritur rrezen e vozitjes tek automjeti.

Por, fatmirësisht ekziston një opsion shumë më i lirë, por është një version për fëmijë.

Ky version kushton 1,500 dollarë, përmban një dizajn “të mprehtë” dhe është me dy ulëse.

Vetura është e projektuar për fëmijë nga mosha 6 deri në 12 vjeç dhe ka një peshë maksimale prej 68 kilogram.

Cybertrucku është i pajisur me një motor elektrik me fuqi 500 watt, që fuqizon rrotat e pasme. Ndoshta nuk është shumë por arrin një shpejtësi maksimale prej 16 kilometrave në orë. Ju mund të limitoni shpejtësinë maksimale prej 8 kilometrave në orë.

Vetura ka një rreze prej 19 kilometrave.