“A e lexon Kur’anin? Ti e di atëherë, se ne do të hymë në Kuds…

Dr. Mustafa Mahmud (r.a)

“A e lexon Kur’anin? Ti e di atëherë, se ne do të hymë në Kuds, do të shembim gjithçka kanë ndërtuar në të dhe gjithçka kanë infrastrukturuar.
Kështu thotë sureja Isra, dhe domethënia e kësaj është, se ata do të ngrenë lart dhe do të ndërtojnë, e atyre do t’u takojë Kudsi për njëfarë kohe… pastaj, do të vijë spastruesja, e cila nuk do të lërë pas shtëpi e as ndërtesë…
‘Durim, o familja e Jasirit!’…
Nuk u them, se takimi juaj është xheneti, sepse në xhenet nuk hynë të dorëzuarit dhe as përtacët, por në të hynë heronjtë luftëtarë, të cilët nuk pranojnë shtypjen e as poshtërimin dhe që nuk bëjnë pazare me parimet.
Nuk kërkoj me këtë durim, kuptimin e përhapur të tij, të cilin e përsërisin këngëtarët;
Nuk bëj thirrje për durimin e ëndrrave dhe të gjumit, por bëj thirrje për durimin e përgatitjes dhe të stërvitjes; durimin e fuqisë dhe të zgjimit, jo durimin e shpëtimit dhe të lëmoshës; durimin e organizimit, planifikimit dhe seriozitetit, jo durimin e të humburit dhe të pritësit të asaj që është shkruar;
Bëj thirrje për durimin e shteteve të afta dhe me mundësi madhështore, jo durimin e lypsarëve në dyert e tyrbeve..!”
_______________
Dr. Mustafa Mahmud, nga libri: Israil en-nazije ve lugatul-muhrika (Iz*ra*eli nazist dhe gjuha e djegies)