AAK do t’i jap nënshkrimet për rrëzimin e qeverisë

Ka përfunduar takimi i kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa me të parin e AAK-së, Ramush Haradinaj.

Ky i fundit para mediave ka bërë të ditur se partia e tij do t’i jap votat për rrëzimin e qeverisë, shkruan lajmi.net.

“Nuk kemi dizajnuar hapat e mëtutjeshëm, kryesisht kemi qenë tek mocioni. Ditët në vijim, inicuesi i mocionit do ta parashtrojë atë, nga sot përkrahjen mocionit do t’ia japë edhe AAK”, tha Haradinaj.

Haradinaj tha se Kurti ka dezertuar nga temat me rëndësi nacionale për vendin, teksa sipas tij ai e ka hequr taksën në formën më të keqe pa negociuar me SHBA-të.