Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka thënë se mandatitmi i Glauk Konjufcës për ta formuar Qeverinë, është humbje kohe.
Ai ka thënë se nuk ka shumicë për ta formuar qeverinë dhe ky afat 15 ditor do të jetë pa kurrfarë efekti.
“Glauk Konjufca, si mandatar i trashëguar nga një sekt politik që veten e sheh si shtet, duhet të konstatojë realitetin politik në vend – mungesën e shumicës parlamentare dhe në përputhje me interesin madhor të Republikës, të mos humbë asnjë ditë kohë më”, ka thënë Abdixhiku të mërkurën në një konferencë për media.
Ai ka thënë se është i gatshëm të diskutohet për datën e zgjedhjeve, por edhe për çështjen e buxhetit nëse partitë politike pajtohen.
Abdixhiku i ka quajtur popullizma veprimet e Lëvizjes Vetëvendosje, duke thënë se këto duhet të
“Politikave të tilla i dalim në ballë. Popullizmit duhet ti dilet në ballë dhe t’i thirret emri siç është. LDK konsideron se çdo ditë e humbur në lojëra të ulëta politike, çdo zvarritje e qëllimshme e institucioneve, përbën zgjatje të krizës, dëm për buxhetin e Republikës dhe rrezik për stabilitetin institucional e demokratik të vendit”, tha kreu i LDK-së.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani i ka dhënë mandatimin Glauk Konjufcës për formimin e Qeverisë, pasi në herën e parë kryeministri aktual, Albin Kurti nuk arriti të marrë votat e mjaftueshme në Kuvend për ta formuar Qeverinë.
Osmani tha se veprimi i saj është në përputhje me Kushtetutën.








