
Zëdhënësi ushtarak i Brigadave Al-Qassam, Abu Obeida, ka përshëndetur sulmet me raketa të Iranit, duke i cilësuar si një “përgjigje natyrale” ndaj asaj që ai e quajti agresion amerikano-izraelit dhe zhvillimet në Gaza.
Në një deklaratë të shtunën, ai tha se grupi i tij i sheh “me krenari” sulmet e kryera nga Garda Revolucionare Islamike e Iranit, duke theksuar se ato lidhen drejtpërdrejt me situatën në Rripin e Gazës.
Sipas tij, sulmet kanë goditur zona të thella brenda territorit të Izraelit, duke përdorur “taktika të reja” dhe duke shkaktuar viktima dhe të plagosur, bazuar në raportimet fillestare.
Abu Obeida shtoi se Izraeli “kupton vetëm gjuhën e forcës” dhe se përgjigje të tilla, sipas tij, mund ta detyrojnë të ndalë veprimet ushtarake.
Ai gjithashtu e përshkroi Iranin si një “linjë të avancuar mbrojtjeje” për rajonin, duke bërë thirrje për mobilizim më të gjerë në përballje me zhvillimet aktuale. /mesazhi







