Acarohen raportet mes Pogbas dhe Solskjaer

Paul Pogba nuk i ka raporte të mira me trajnerin e Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer.

Paul Pogba në fund të vitit të kaluar kishte arritur ta shkarkonte Jose Mourinhon, gjersa tani është situata më ndryshe.

Mesfushori francez i ka prishur raportet me Ole Gunnar Solskjaer, pasi e do transferimin te Real Madrid, përcjell lajmi.net.

Pogba nuk po i ndjek urdhrat e trajnerin norvegjez, gjersa kjo u vërejt edhe mbrëmë në ndeshjen ndaj Barcelonës në Ligën e Kampionëve.

Francezi është joshur nga oferta e Real Madridit, andaj në verë dëshiron ta kompletojë transferimin në Santiago Bernabeu.