Adnan Januzaj flet për të ardhmen e tij dhe raportin me Paul Pogban

Adnan Januzaj ka dhënë një intervistë rreth të ardhmes së tij.

Adnan Januzaj aktualisht po luan te Real Sociedadi, mirëpo nuk e përjashton largimin në të ardhmen.

Lojtari kosovar me pasaportë belge ka thënë se ai është i lumtur te skuadra spanjolle, sidomos pas rikthimit në formën e tij më të mirë.

“Më pëlqen njerëzit këtu, qytetin, njerëzit e klubit dhe tifozët”, ka thënë Janzuaj për Radio Marca, përcjell lajmi.net.

“Jam shumë i lumtur këtu, por në futboll ju nuk e dini se çfarë mund të ndodhë. Nuk mund të them se cila do të jetë e ardhmja ime.

“E ardhmja nuk varet vetëm nga unë, por edhe nga klubi. Unë vazhdojë të jap më të mirën për klubin, andaj aktualisht jam i fokusuar në ndeshjet e fundit të këtij sezoni”.

Januzaj gjithashtu ka zbuluar edhe çfarë po ndodhë me të ardhmen e tij te Kombëtarja e Belgjikës, gjersa ka shtuar se ai po luan në këtë sezon mjaftueshëm dhe beson se e meriton një vend të ‘Djajtë’.

“Unë jam 24-vjeçar, kam luajtur në tri ligat më të mira në botë dhe kam marrë pjesë në dy Kupa të Botës”, tha ai, transmeton lajmi.net.

“Nuk mund të thuash se kam bërë gabime. Jam i lumtur se si po shkon karriera ime. Natyrisht, ka sfida të rëndësishme për një periudhë afatmesme. Dua të luaj në Ligën e Kampionëve. Është një ëndërr për këdo. Përvoja në Ligën e Evropës me Realin ishte shumë e mirë “.

Januzaj gjithashtu ka folur edhe për shoqërinë e mirë me Paul Pogban, ku ende i vazhdojnë kontaktet.

“Ne e njohim njëri-tjetrin që kur ishim fëmijë, kemi ndarë çdo gjë së bashku. Unë shkova në shtëpinë e tij dhe ai erdhi tek unë”, ka zbuluar lojtari shqiptar.

“Ai më pyet shpesh se si të luash në Spanjë dhe se i shikon ndeshjet e mija. Unë gjithashtu i shikoj ndeshjet e tij.”, ka shtuar më tej Januzaj.