Adobe filloi lançimin e mjeteve fuqizuar nga modeli AI Firefly Video në Tetor duke nisur me Generative Extend në Premiere Pro.
Mjeti i gjenerimit të videove nga Adobe është i disponueshëm për të gjithë ata që duan ta provojnë prej ditës së sotme. Generate Video është në fazë testimi publik pasi u testua vitin e kaluar me një numër të kufizuar përdoruesish.
Mund të aksesohet përmes ueb aplikacionit të ridizajnuar Firefly së bashku me funksionalitetet e reja të gjenerimit të imazhit dhe përkthimit.
Adobe filloi lançimin e mjeteve fuqizuar nga modeli AI Firefly Video në Tetor duke nisur me Generative Extend në Premiere Pro.
Generate Video që u lançua ditën e sotme, pothuajse dy muaj pasi OpenAI solli mjetin e saj Sora, sjell disa përmirësime të vogla krahasuar me versionin që ishte i disponueshëm në Shtator.
Ka dy funksionalitete kryesore: Text-to-Video dhe Image-to-Video. Me të parën përdoruesit mund të krijojnë një video përmes një përshkrimi me tekst ndërsa me të dytën mund të shtojnë imazhe referencë sesi dëshirojnë tu duket videoja.
Aktualisht mjeti mund të gjenerojë video 1080p me 24fps. Të dy funksionalitetet marrin 90 sekonda ose më shumë për të gjeneruar klipe me gjatësi maksimale prej 5 sekondash. Modeli rival Sora i OpenAI gjeneron video 20 sekondëshe.
Po ditën e sotme Adobe lançoi dy abonime të reja. Firefly Standard fillon prej 9.99 dollarësh për 2,000 kredite video/audio në muaj ose 20 sekonda. Modeli më i kushtueshëm Firefly Pro fillon prej 29.99 dollarë për 7,000 kredite ose 70 sekonda.








