Adresimi i një problemi kritik sigurie në miliarda procesorë Intel redukton performancën me 50 përqind

Intel ka filluar të dërgojë përditësimin dhe adresimin e problemit të sigurisë në kushte të caktuara mund të çojë deri në 50 përqind reduktim të performancës.

“Downfall” është emri që Daniel Moghimi, një ekspert sigurie pranë Google i ka vënë një dobësie sigurie zbuluar në disa gjenerata procesorësh Intel.

Hakerët mund të përdorin problemin e sigurisë për të lexuar të dhëna nga programet dhe hapësirat e memories.

Dobësia është raportuar me emrin CVE-2022-30982 dhe Intel e konfirmoi. Është raportuar tek Intel më 24 Gusht 2022 por u bë publik vetëm më datën 9 Gusht 2023 në mënyrë që Intel të kishte kohë në adresimin e saj.

Moghimi shpjegon problemin në një uebsajt të dedikuar. Sipas tij miliarda procesorë Intel prokën nga kompjuterë privatë tek serverë cloud.

Intel ka filluar të dërgojë përditësimin dhe adresimin e problemit të sigurisë në kushte të caktuara mund të çojë deri në 50 përqind reduktim të performancës.

Testimi i parë i pavarur si efekteve që përditësimi ka nga sajti Phoronix zbuluan humbje performance prej 39 përqind në disa veprime ray tracing dhe server.

Problemi është prezent tek procesorët konsumatorë dhe serverë duke filluar nga gjenerata e 6-të Skylake tek ajo e 11-të Tiger Lake. Kjo do të thotë se problemi ka ekzistuar që prej 2015.

Gjeneratat e fundit të 12-të dhe 13-të Intel nuk janë prekur. Është një problem sigurie i ngjashëm me Meltdown dhe Spectre në 2018-ën.