Afganistan, 11 policë të vdekur nga sulmi i talebanëve

Gjatë sulmit të cilin e kryen talebanët në Belh, në veri të Afganistanit, janë vrarë 11 policë, raporton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i kabinetit të guvernatorit të Belhit, Munir Ahmed Ferhad, deklaroi se qendrën militante të distriktit Shor Tape, e sulmuan nga katër anët.

Nga sulmi pësuan 11 policë, ndërsa në distrikt janë dërguar njësite shtesë.

Dëshmitarët theksojnë se militantët pas sulmit hynë në qendër të distriktit.

Talebanët, nga ana tjetër, pohojnë se në sulm janë vrarë 30 pjesëtarë të forcave të sigurisë.