Në provincën Kandahar në jug të Afganistanit është kryer një sulm me bombë ndaj autokolonës së NATO-s, transmeton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi i Drejtorisë Policore të Kandaharit, Ziya Durani tha se bomba e vendosur në skaj të rrugës në qarkun Daman të Kandaharit ka shpërthyer përderisa autokolona ushtarake e NATO-s kalonte në këtë rajon.
Durani deklaroi se dy civilë janë plagosur si pasojë e sulmit. Ai tha se ende nuk dihet nëse ka të plagosur apo vdekur nga radhët e ushtarëve të NATO-s.
Lidhur me sulmin ende askush nuk e ka marrë përgjegjësinë.