Afganistan, vriten shtatë persona në një sulm në një xhami

Të paktën shtatë persona u vranë dhe disa të tjerë u plagosën në një sulm në një xhami në pjesën perëndimore të Afganistanit, transmeton Anadolu.

Persona të armatosur të panjohur shënjestruan mbrëmë besimtarët në një xhami shiite në qytetin Andisheh në provincën Herat, njoftoi Tolo News.

Në sulm u vra edhe imami, ndërsa të plagosurit u dërguan në një spital lokal.

Zyrtarët lokalë talebanë nuk kanë komentuar ende për incidentin.

Herat është qyteti i tretë më i madh që ndodhet afër kufirit me Iranin.

Ambasada iraniane në Kabul dënoi sulmin në xhami.

Deri më tani asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin.