Agimi i “artë”, vetëm emërimi dhe shkarkimi i tij i kushton Kosovës rreth 4.5 milionë euro


Agim Veliu është padyshim figura kryesore dhe më e rëndësishme në LDK.

Sikurse me qeveritë e kaluara edhe me koalicionin me VV-në ishte “fjala e fundit”.

Pa të nuk u bë dot Qeveria Kurti. Madje emërimi i tij si ministër e dërgoi Podujevën në zgjedhje. Pavarësisht kostos prej hiç më pak se 400 mijë euro, shkruan Mesazhi.com.

E si duket edhe shkarkimi i tij do të ketë kosto për shtetin. Por kësaj radhe kostoja do të jetë hiç më pak se 4 milionë euro.

Bazuar në të dhënat e KQZ-së, zgjedhjet e përgjithshme parlamentare, Kosovës i kushtojnë rreth 4 milionë euro.

Por nuk është kjo e tëra. Zgjedhjet e reja krijojnë probleme edhe të tjera në rrafshin ekonomik duke stagnuar projektet kapitale, por ndikojnë edhe në rënien e efikasitetit të administratës shtetërore./Mesazhi/