Agjenti i Elseid Hysajt: Kam biseduar me Leonardon, PSG është një mundësi

Elseid Hysaj do ta lë Napolin pas pesë vitesh dhe këtë e ka konfirmuar javë më parë menaxheri i mbrojtësit shkodran, Mario Giuffredi.

Ai ka thënë se bisedimet me Napolin prej javësh janë ndërprerë, por ka bisedime me PSG-në.

“Me Napolin është mbyllur gjithçka dhe në fund të sezonit do të vijë zyrtarisht divorci”.

“Një nga klubet me të cilët po flasim është edhe Paris Saint Germain. Kam diskutuar me Leonardon këto ditë dhe është një mundësi, por nuk ka ende asgjë konkrete”.

“Në fund të sezonit do të vlerësojmë alternativat me qetësi”, deklaroi menaxheri i mbrojtësit.

I pyetur nëse kthehet Maurizio Sarri te Napolit, Giuffredi ka thënë se kjo është e vetmja mundësi që Hysaj të qëndrojë.