Agjërimi është arma më e fortë e shpirtit për të triumfuar mbi të kundërtën e tij

Hoxhë Behar Kaçeli

Agjërimi është një nga shtyllat e fesë islame dhe një nga adhurimet më të rëndësishme. Profetët e Zotit të gjithë kanë agjëruar dhe sa më shumë pushtet dhe pasuri të kishin, aq më shumë agjëronin. Agjërimi më i mirë ishte agjërimi i Profetit Daud a.s. të cilit Allahu xh.xh. i kishte dhënë edhe profeci edhe mbretëri. Ai agjëronte një ditë po e një ditë jo.
Agjërimi është aq i veçantë te Allahu xh.xh. saqë nuk e ka specifikuar shpërblimin e tij. Allahu xh.xh. thotë “Çdo punë e birit të Ademit është për të, përveç agjërimit. Ai është për mua dhe unë di ta shpërblej atë”.
Agjërimi është arma më e fortë e shpirtit për të triumfuar mbi të kundërtën e tij.
Kush ka mundësi le ta agjërojë atë dhe le të hapë një faqe të re me Krijuesin e tij. Të sëmurët dhe të pamundurit për agjërim ta kompensojnë atë duke ushqyer nga një të varfër për çdo ditë.
O Zot na e bëj jetën Ramazan dhe ditën që të takohemi me ty na e bëj Bajram.
Allahumme amin.
Gëzuar dhe agjërim të mbarë për të gjithë.