Agjërimi i mëson njeriut shprehjen epike të filozofisë moderne: Ti mundesh

Edlira Durmishaj

Në këtë natë të fundit të Ramazanit, me mall për ikjen e këtij mysafiri të zemrave, reflektojmë mbi faktin se agjërimi, është një mekanizëm hyjnor i cili i mëson njeriut se mundet të dalë nga kufijtë e komfortit dhe zona e rehatisë duke ja dalë me sukses, sa herë qellimet janë të larta e bashkë me synimet e larta, rutinat e shëndosha.
Të dyja këto bashkë, kultivojnë rrugëtimin në mënyrë sistematike deri në konsolidimin e tyre në shprehi e më tej në vlera të qenësishme të personalitetit të agjëruesit.
E teksa rëndësia kozmike e njeriut ,qendron në faktin se ai është ngarkuar me detyrën që ta bëjë aktualen sa më të ngjashme me idealen, a𝐠𝐣ë𝐫𝐢𝐦𝐢, 𝐢 𝐦ë𝐬𝐨𝐧 𝐧𝐣𝐞𝐫𝐢𝐮𝐭 𝐬𝐡𝐩𝐫𝐞𝐡𝐣𝐞𝐧 𝐞𝐩𝐢𝐤𝐞 𝐭ë 𝐟𝐢𝐥𝐨𝐳𝐨𝐟𝐢𝐬ë 𝐦𝐨𝐝𝐞𝐫𝐧𝐞:
“𝐓𝐢 𝐦𝐮𝐧𝐝𝐞𝐬𝐡!”
Zot pranoji përpjekjet tona! 🤲🏻

Edlira Durmishaj