Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka shkruar lidhur me deklaratën e dhënë nga këshilltari për Siguri Kombëtare, John Bolton, transmeton Klan Kosova.
Sipas Ahmetit, deklaratat e Bolton ku nuk përjashtohet mundësia e korrigjimit të kufijve, tregon që SHBA-ja i ka ndryshuar qëndrimet sa i përket dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.
“Deklarata e këshilltarit për Siguri Kombëtare e Presidentit të ShBA se ata nuk do të pengojnë shkëmbimin e territoreve në qoftë se pajtohen Serbia dhe Kosova është tashmë dëshmi se qëndrimi amerikan për dialogun dhe zgjidhjen Kosovë-Serbi ka ndryshu”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.
“Nuk duhet të lejohet as edhe një takim i palëve pa u taku Kuvendi dhe pa diskutu platformë e ekip negociator. Por, Kuvendi i Kosovës ende në pushim!”.








