Ai kuptonte mirë dhimbjen e jetimit!

Një ditë, pas disa dekadave, konkretisht në Betejën e (El-Fethit), derisa udhëtimi ishte gati të mbarojë, Pejgamberi a.s. kaloi nëpër vendin e quajtur Abwaa, aty ku ishte e varrosur nëna e tij Eminja.

I Dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, doli duke ecur deri te varret, derisa u ul tek varri dhe filloj të fliste me të sikur të ishte e ulur aty, dhe po qante vazhdimisht…
U ul aty dhe po fliste me të, ndërsa ajo ishte në varr, tashmë kishin kaluar më shumë se pesëdhjetë vjet nga vdekja e saj.
Sikur deshironte t’i tregonte asaj, gjithçka që ka ndodhur në ato vite, që kur vdekja i ndau nga njëri-tjetri.
Po qante për të dhe përballë saj në vend të lotëve që i mohoi në fëmijëri dhe do të donte t’i derdhte në ato momente, derisa po e përqafonte!
Pastaj Omeri iu ofrua dhe i tha:
Çfarë të bën të qash, o i Dërguar i Zotit?
Ai tha: Ky është varri i nënës sime Emines.
Më lejoj Zoti im të vizitoi atë, mu kujtua butësia e saj, më kaploj ajo që e kaplon jetimin për nënen e tij.
******
Zotit i kërkoi leje për ta vizituar atë dhe iu kujtua sa e butë, sa e sjellshme dhe sa dhimbshme ishte me të, dhe sa e vështirë ishte jeta e tij pasi ajo u largua…
Jo, jo vetëm qau, por qau dhe i bëri të qajnë gjithë ata që ishin rreth tij, sa u dëgjuan rënkimet e zërit me ngulçim.
Aq shumë qau, sa që transmetuesi i hadithit thotë, kurrë në jetën time nuk e kam parë Profetin, paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të, duke qarë ashtu sikur qajti atë ditë.
Pas më shumë se pesëdhjetë vitesh, ai qau për të, siç nuk kishte qarë kurrë për askënd më parë.
Tani mund të kuptojmë se sa i vështirë ishte udhëtimi për një gjashtëvjeçar pa patur nënen pranë vetës, ky vajë i të gjashtëdhjetave, e pasqyron rënkimin dhe mungesën e gjithë atyre viteve që kishte pa nënën e tij.
Sot, ne duhet të kuptojmë dhimbjen e gjithë atyre jetimëve që rrugëtojnë të vetëm nëpër jetë:
“Nuk ka dhimbje si humbja e një shpirti që nuk do ta shihni pavarësisht se sa qani.”

Sire e vazhdueshme:
Halil Avdulli