Aida Dërguti reagon pas fyerjes ndaj Albin Kurtit

Deputetja e Vetëvendosjes, Aida Dërguti ka reaguar për herë të parë pas publikimit të një bisede, ku ajo shpreh fjalë fyese ndaj deputetit Albin Kurti.

Dërguti i ka kërkuar falje Kurtit dhe secilit anëtar të Vetëvendosjes për gjuhën e përdorur, për çka thotë se  është jashtë kornizave normale të diskutimit.

Tutje Dërguti është shprehur se reagimi i saj vjen pas disa problemeve e mospajtimeve të thella politike e organizative që i ka me njerëz brenda partisë.

‘’Ka një kohë që brenda organizatës sonë po synon të instalohet një mënyrë e caktuar të menduarit e vepruarit politike që kushtëzon mosbesim e frikë mes aktivistëve e anëtarëve, ku përmes shpifjeve e insinuatave, të pavërtetave e gjysëm të vërtetave, është synuar degradimi publik e eliminimi politik i njerëzve të caktuar.’’ka treguar ajo.

Aida Durguti thotë se problemet dhe mospajtimet duhet të tentojnë që t’i zgjidhin të gjithë bashkë.

Kujtojmë që sot u publikua një bisedë në Viber, ku Dërguti e kishte quajtur Albin Kurtin mu*.