Akil Gjakova rrugës për medalje, kualifikohet në gjysëmfinale

Akil Gjakova është kualifikuar në gjysëmfinale, pasi ka eliminuar rusin Musa Mogushkov.

Gjakova në kategorinë 73 kilogramë ka arritur të fitojë luftën ndaj Mogushkovit dhe tani është kualifikuar në gjysëmfinale, raporton lajmi.net.

Në Kampionatin Evropian të Lisbonës, Gjakova po arrin suksese të larta dhe është në rrugë të duhur për t’i siguruar Kosovës medalje,

Gjatë ditës së djeshme, Kosova ka siguruar dy medalje, atë të artën dhe të bronztën.