Aksident fatal në zemër të Nju Jorkut (FOTO)

Në sheshin “Times Square” në New York, një automjet ka goditur këmbësorët në trotuar, raporton Anadolu Agency (AA).

Policia e New Yorkut njoftoi se në incident ka humbur jetën një person, kurse 19 janë plagosur.

Lidhur me incidentin e ndodhur në Lagjen e 45-të dhe në këndin e Broadway, theksohet mundësia që ai të ketë qenë aksident trafiku.

Gazetari i AA-së, i cili ka qenë dëshmitar i ngjarjes, tha se automjeti në shpejtësi të madhe së pari është përplasur në barrierën në trotuar, ndërsa më pas automjetin e ka kapluar zjarri, me çka kanë ndërhyrë zjarrëfikësit të cilët kishin ardhur në vendin e ngjarjes.

Në vend të ngjarjes u dërguan ambulanca, kurse të plagosurve ndërhyrja e parë iu dha në trotuar.

Policia po heton rastin, kurse në këtë vend disa rrugë janë mbyllur për trafikun.

Njoftohet se vozitësi 26 vjeçar i cili u arrestua, ka qenë i ndjekur penalisht edhe më parë për shkak të përdorimit të automjetit nën ndikimin e alkoolit ose të drogës.

New York, automjeti përplas këmbësorët në sheshin "Times Square"

Nju Jork, automjeti përplas këmbësorët. Një i vdekur, disa të plagosur