Aksident hekurudhor në Japoni, dhjetëra të lënduar

Mbi 30 persona janë lënduar si pasojë e aksidentit të një treni me një kamion në një udhëkryq hekurudhor në Japoni, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmit të agjencisë Kyodo, policia njoftoi se një tren në qytetin Yokohama është përplasur me një kamion në udhëkryqin hekurudhor dhe ka dalë nga shinat.

Policia bëri të ditur se shumë vagonë të trenit kanë dalë nga shinat ndërsa janë lënduar mbi 30 persona, dy nga të cilët në gjendje të rëndë.

Si rezultat i aksidentit, kamioni është përfshirë nga flakët.

Mendohet se kamioni është bllokuar në udhëkryqin hekurudhor kur ka ndodhur aksidenti.