Aksident i migrantëve në Kroaci, kontrabanduesi i lë të mbyten

Policia në Kroaci bën me dije se një migrant ka vdekur pasi një furgon që transportonte 12 prej tyre u zhyt në një lum afër kufirit me Slloveninë.

Policia thotë se përmbysja e automjetit ndodhi të dielën pasi shoferi refuzoi të ndalet në një pikë kontrolli dhe u ndoq nga një patrullë. Shoferi,  i cili ishte një kontrabandist migrantësh, arriti të dilte nga mjeti që po mbytej, duke lënë migrantët në gjendje mes jetës dhe vdekjes.

Policia shpëtoi 11 prej tyre duke thyer xhamat, e megjithatë njëra nuk ia doli dhe ndërroi jetë në spital.

Javën e kaluar, Sllovenia filloi të ndërtojë rrethoja shtesë në kufirin e saj jugor me Kroacinë pas një rritje të konsiderueshme të numrit të migrantëve që përpiqeshin të kalonin ilegalisht midis dy vendeve anëtare të Bashkimit Evropian. /tesheshi.com/