Ballina Lajmet Kosovë Aksident mes katër veturave në Ferizaj, lëndohen 8 persona

Aksident mes katër veturave në Ferizaj, lëndohen 8 persona

Tetë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur të shtunën në fshatin Softaj të Ferizajt.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli ka bërë të ditur se në aksident kanë qenë të përfshira katër vetura.

Veseli po ashtu ka njoftuar se të lënduarit, pasi kanë marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor në Qendrën Emergjente në Ferizaj, janë liruar.

“Me datë 20.09 2025, rreth orës 17:50 ka ndodhur aksident trafiku me lëndime, ku janë përfshirë katër vetura me targa vendore. Si pasojë e këtij aksidenti lëndime trupore kanë marr tetë persona, të cilët pas tremanit mjekësor në Qendrën Emergjente në Ferizaj janë liruar”, ka njoftuar Veseli.