Aksident në Lipjan, lëndohen nëntë persona

Një aksident trafiku ka ndodhur me mes tri veturave në fshatin Banullë të Lipjanit , ku si pasojë lëndime trupore kanë pësuar gjithsej nëntë persona, dy femra dhe shtatë meshkuj.

Sipas Policisë, të lënduarve iu është ofruar ndihma mjekësore. Ndërsa vozitësi i njërës veturë, i dyshuari, i cili dyshohet se ka shkaktuar aksident trafiku është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

Raportohet për dëme materiale të konsiderueshme të shkaktuara në të tri veturat. Rasti nën hetime.