Aksident veturash në Rumani, dhjetë të vdekur dhe shumë të lënduar

Një kamion i madh u përplas me një minibus në Rumaninë jugore duke vrarë dhjetë njerëz dhe duke plagosur shumë të tjerë.

Aksidenti, në të cilin mbetën të vdekur dy drejtuesit e të dy automjeteve, ndodhi pranë fshatit Balaciu në rajonin e Ialomita, tha shërbimi i urgjencës.

Policia lokale ka hapur një hetim penal mbi shkakun e përplasjes, tha zëdhënësja Ludmila Dascalu, duke shtuar: “Të dy shoferët kanë vdekur dhe kjo pengon hetimin tonë”.

Infrastruktura e dobët rrugore e Rumanisë ka penguar zhvillimin ekonomik. Me një popullsi prej 20 milion dhe vetëm 800 kilometra rrugë automobilistike, ka më pak se gjysma e Hungarisë fqinje edhe pse është më shumë se dyfishi i madhësisë së saj.

“Më vjen keq për viktimat, mund të themi se mungesa e infrastrukturës vret,” tha Presidenti Rumun Klaus Iohannis. /tesheshi.com/