Aksidenti në Klinë, vdes edhe personi i tretë

Policia e Kosovës jep detaje në lidhje me aksidentin që ka ndodhur dje pasdite në fshatin Dush të Klinës me ç’rast tre persona kanë humbur jetën ndërsa tre tjerë janë lënduar.

Sipas Policisë në këtë aksident ishin të përfshirë një veturë ‘ Mercedes’ me ngjyrë i drejtuar nga N.B.(1968), si dhe trenit të udhëtarëve me numër 76.

Deri te aksidenti ka ardhur derisa automjeti ishte duke qarkulluar nga fshati Gjurgjevik në drejtim të fshatit Dush dhe me të arritur në fshatin Dush, të vendkalimi hekurudhor i njëjti duke mos i respektuar shenjat e trafikut dhe duke mos shikuar sa duhet hyn në vendkalim hekurudhor ku me ketë rast treni ishte duke qarkulluar nga drejtimi i Prishtinës në drejtim të Pejës dhe i njëjti me pjesën e parë ballore të anës së djathtë e godet automjetin ne pjesën e pasme anësore të djathtë të cilin e hedh jashtë rrugës në të djathtë.

Në Spitalin rajonal të Pejës pa shenja jete arrin shtetasja e Kosovës A. Bajraktari (1979), ndërsa shtetasi H.Bajraktari(1939) ndalohet në repartin kirurgjik në Pejë, kurse të lënduarit tjerë dërgohen në QKUK në Prishtinë.

Pasagjerja Sh. Muharremi vjeç 54 ka ndërruar jetë në QKU ndërsa drejtuesi i veturës N. Bajraktari dhe pasagjerja vjeçe (7) A. Bajraktari dhe pasagjeri vjeç (5) A. Bajraktari dërgohen për shërim te mëtutjeshëm ne QKUK në Prishtinë.

Sot rreth orës në QKU A. Bajraktari (2011) ka ndërruar jetë.

Lidhur me aksidentin është njoftuar prokurori i shtetit, i cili ka marrë pjesë në vendin e ngjarjes dhe me urdhrin e tij tre trupat e viktimave u janë lejuar familjarëve për ceremoni mortore./