Aksidenti në Lushnjë, shkon në dy numri i viktimave

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Lushnje-Fier dje në mbrëmje. 

Si pasojë e aksidentit sot ka humbur jetën edhe një nga dy të plagosurit, duke çuar në dy numrin e viktimave pasi dje në mbrëmje humbi jetën Orges Shabani. 

Raportohet se viktima e dytë, Alteo Shabani nuk ka mundur t’i mbijetoj plagëve të mara. Shabani ka ndërruar jetë në spitalin e traumës në Tiranë.

Ndërsa shoku i tyre është në gjendje të rëndë për jetën.

Shkak i aksidentit mendohet se ka qenë mjegulla e dendur, e cila ka bërë që drejtuesi i mjetit të mos ketë parë rrethrrotullimin./tch