Aksion i EUROPOL-it kundër rrjetit më të madh të narkotikëve në Ballkan, 23 të arrestuar

Në një operacion të kryer nga njësitë e sigurisë serbe, holandeze dhe belge me koordinim me Zyrën e Policisë Evropiane (EUROPOL), u shkatërrua rrjeti më i madh i trafikut të drogës në Ballkan, si dhe u ndaluan 23 anëtarë të organizatës kriminale, raporton Anadolu.

EUROPOL deklaroi se gjithsej 23 të dyshuar u arrestuan, 13 në Serbi, shtatë në Belgjikë, tre në Holandë dhe Peru, që i përkisnin organizate të cilësuar si “rrjeti më i madh i trafikut të drogës në Ballkan”.

Mësohet se në operacion janë sekuestruar tre milionë euro, 15 automjete luksoze në vlerë prej dy milionë eurosh, si dhe një numër i madh armësh, municionesh dhe mjete shpërthyese.

Siç bëhet e ditur, në vitin 2020 rrjeti kishte transportuar të paktën shtatë tonë drogë përmes porteve në Evropë.