Aksion intensiv, 100 euro gjoba për taksistët ilegalë në Prishtinë

Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti, ka njoftuar se është duke vazhduar shqiptimi i gjobave për taksitë ilegalë në kryeqytet.

Ai thotë se inspekcioni bashkë me Policinë e Kosovës po vazhdojnë me aksion intensiv për të ndalur taksitë ilegale.

“Sot në disa pika statike dhe lëvizëse për ta lehtësuar komunikacionin. Aksioni do të vazhdojë deri në normalizimin e situatës”, shkruan Ahmeti në Facebook.