Aksion kundër kontrabandës në rajonin e Leposaviqit, gjendet një sasi mallrash

Dogana e Kosovës dhe Policia e Kosovës kanë realizuar aksion në rajonin e Leposaviqit kundër kontrabandës. Autoritetet kanë pranuar informacion për një automjet të dyshuar që mund të transportonte mallra të kontrabanduara pa dokumentacion përcjellës, andaj kanë ndërmarrë aksionin.

Në një rast, gjatë patrullimit dhe kërkimeve në zonë, njësitë kanë hasur një automjet të braktisur në një rrugë anësore, i cili ishte i hapur dhe pa shofer. Brenda tij janë gjetur thasë plastikë dhe një sasi e konsiderueshme çokollatash të markave Snickers dhe Kinder, të mbuluara me letër kartoni.

Automjeti ishte pothuajse i mbushur tërësisht me mall dhe është dërguar në Terminalin Doganor të Mitrovicës

Kurse në një rast tjetër, njësitë antikontrabandë kanë ndaluar një automjet tjetër që transportonte pako të ndryshme mallrash.