Akulli i Groenlandës po shkrihet nga poshtë lart – shumë më shpejt nga sa mendohej më parë

Shtresa e akullit që mbulon Groenlandën po shkrihet me shpejtësi në bazën e saj, gjë që mund të ketë pasoja serioze për rritjen e nivelit global të detit.

Shkalla “të paprecedentë” të shkrirjes janë vërejtur në fund të shtresës së akullit, të shkaktuar nga sasi të mëdha të ujit të shkrirë që bien nga sipërfaqja, sipas studimit të botuar në Proceedings of the National Academy of Sciences.

Ndërsa uji i shkrirë bie, energjia e tij potenciale gravitacionale shndërrohet në energji kinetike, e cila në fund ngroh ujin ndërsa grumbullohet në bazën e shtresës së akullit. Në këtë proces, studimi zbuloi se shtresa e akullit të Groenlandës prodhon më shumë energji sesa 10 digat më të mëdha hidroelektrike në botë të kombinuara.

“Megjithatë, nxehtësia e gjeneruar nga uji që bie nuk përdoret për të prodhuar energji elektrike. Në vend të kësaj, ajo shkrin akullin,” tha për CNN Poul Christoffersen, një shkencëtar i lartë i Universitetit Cambridge që mori pjesë në studim.

Gjatë muajve të ngrohtë, uji i shkrirë grumbullohet në liqene dhe rrjedh në sipërfaqen e shtresës së akullit. Një pjesë e këtij uji derdhet në fund të shtresës së akullit, duke rënë nëpër çarje dhe thyerje të mëdha që formohen.

Ky ujë i shkrirë kontribuon në shkrirjen më të madhe në fund të shtresës së akullit, dhe gjithashtu sillet si një lubrifikant që nxit rrjedhjen më të shpejtë dhe rrit sasinë e akullit të shkarkuar në oqean. /tiranapost