Al Hilal dorëzon ofertën zyrtare për Mbappen

Vazhdon të jetë e paqartë e ardhmja e Kylian Mbappes i cili ka kërkuar largimin nga Paris Saint Germain.

Real Madridi mbetet favoriti kryesor për të nënshkruar me francezin, por një tjetër klub ka bërë ofertën e parë zyrtare në drejtim të kampionëve në fuqi të Francës.

Skuadra arabe Al Hilal ka paraqitur ofertën zyrtare për t’i fituar shërbimet e Mbappes dhe bëhet fjalë për një ofertë që është rekord botëror.

Al Hilal i ka ofruar PSG-së 300 milionë euro dhe nëse pranohet kjo ofertë atëherë do të thyhet rekordi botëror i transferimeve i cili mbahet nga Neymar me 222 milionë euro.

Ndërkohë lojtarin e pret një kontratë pesë vjeçare nga e cila do të fitojë hiq më pak se 400 milionë euro në sezon, ku Mbappe do të bëhej futbollisti më i paguar në histori të futbollit.

Mbetet të shihet nëse 24-vjeçari do të pranojë një lëvizje shokuese në drejtim të kampionatit arab, ku tanimë shumë yje kanë zgjedhur milionat para karrierës në ligat më të forta evropiane.

Mediat e ndryshme evropiane kanë raportuar se Al Hilal është e gatshme t’i lejoj edhe një klauzolë largimi pas një viti Mbappes për tu transferuar në Real Madrid.