Alba nënshkruan kontratë të re me Barcelonën

E ardhmja e Jordi Albas është vendosur.

Barcelona dhe Jordi Alba kanë arritur marrëveshje për rinovimin e kontratës për pesë vitet e ardhshme.

Lajmi është bërë i ditur në faqen zyrtare të Barcelonës, përcjell ‘lajmi.net’.

“Barcelona dhe Jordi Alba kanë arritur marrëveshje për rinovimin e kontratës së tyre për pesë sezonet e ardhshme”, thuhet në njoftimin e liderëve të La Ligas.

Me kontratën e re, Alba do të jetë pjesë e Barcelonës deri më 30 qershor të vitit 2024.

Po ashtu, Barcelona i ka vendosur Albas edhe një klauzolë lirimi, me vlerë prej 500 milionë euro.