Albin Kurti: pro vajzave me shami në shkolla e administratë (VIDEO)

Në kulmin e fushatës elektorale në Kosovë, kandidati për kryeministër nga Vetëvendosje, ish-lideri i kësaj force Albin Kurti, është shprehur qartazi kundër ndalimit të arsimimit të vajzave me shami.

“Për ne me rëndësi është se çka ke në kokë e jo mbi kokë”, u shpreh Kurti, i pranishëm në një iftar.

Për më tepër, njeriu që është afër ardhjes në pushtet dhe qeverisjes së Kosovës, tha se do e luftojë islamofobinë, fenomen që karakterizon disa segmente të shoqërisë kosovare, në pushtet apo media.