Aleatët kurdë të SHBA-ve njoftojnë tërheqjen nga kufiri turko-sirian

Forcat e armatosura kurde të SDF-së janë tërhequr nga vija kufitare mes Sirisë dhe Turqisë, ndërsa presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka thënë se pret nga SHBA-ja që të mbaj premtimin për armëpushim pesëditor.

Tërheqja e SDF-së është pjesë e një marrëveshjeje të negociuar nga SHBA-ja përmes së cilës u dakorduan për një tërheqje të kurdëve nga ajo që Turqia e konsideron si “zonë të sigurt” në afërsi të kufirit të saj.

“Nuk kemi më luftëtarë në qytet”, tha Kino Gabriel, zëdhënës i SDF-së.

Më herët, ushtria turke që ka marrë kontrollin mbi pjesën më të madhe të qytetit, kishin thënë se milicia kurde ishte ende prezentë në 30% të qytetit.

Ndërkohë, Presidenti Tajip Erdogan tha dje se Turqia pret që Shtetet e Bashkuara të mbajnë premtimet dhe të mos përdorin taktikat ngecëse që do të zgjatnin më tej tërheqjen e militantëve.

Ankaraja dhe Uashingtoni ranë dakord të enjten për një armëpushim pesë-ditor në veri-lindje të Sirisë për të lejuar milicinë e YPG-së të tërhiqet nga “zona e sigurt” që Turqia synon të krijojë.

Erdogan ka thënë se sulmi do të rinisë nëse tërheqja nuk do të përfundojë brenda pesë ditëve. /tesheshi.com/