Alep: Arrihet marrëveshja mes CSKA Moskës dhe Lazios për Muriqin

Mediumi “Alep Agency” raporton se Lazio ka arritur marrëveshje me klubin CSKA e Moskës për qendërsulmuesin Vedat Muriqi.

Muriqi nuk është në planet e Sarrit, derisa kalimi te skuadra italiane ka qenë dështim i vërtetë, ku qëndron vetëm në stol, transmeton lajmi.net.

Sidoqoftë, “Alep Agency” raporton se CSKA e Moskës ka arritur marrëveshje me Lazion për shërbimet e Muriqit.

Fillimisht do jetë huazim që do kushtoi 1.5 milionë euro me opsion blerje për 8.5 milionë euro që do bëhet obligative në rast që sigurojnë pjesëmarrjen në gara evropiane.

Ndërkohë, raporti shton se tashmë ka mbetur vetëm që edhe kosovari të gjejë ‘gjuhën e përbashkët’ me klubin rus.