Aliti huazohet te Zurich

Fidan Aliti ka ndërruar skuadër.

Qendërmbrojtësi i Kosovës, Fidan Aliti, do të luajë në sezonin e ri me skuadrën e Zurich, përcjell lajmi.net.

Faqja zyrtare e Kalmar bën të ditur se lojtari do të kalojë në Zvicër në formë huazimi.https://platform.twitter.com/embed/index.html?creatorScreenName=lajminet&dnt=true&embedId=twitter-widget-0&frame=false&hideCard=false&hideThread=false&id=1312067414977327104&lang=en&origin=https%3A%2F%2Flajmi.net%2Fweb%2Ftweet-button&siteScreenName=lajminet&theme=light&widgetsVersion=ed20a2b%3A1601588405575&width=550px

Lojtari do të shkojë në Zvicër si pasojë e kërkesës së tij personale, për arsye familjare.

Faqja e Kalmar bën të ditur se ai dëshironte të ishte afër familjes së tij.

Huazimi do të jetë valid deri më 31 maj të vitit 2021, me opsion për blerje permanente.