Aliyev dhe Pashinyan do të takohen për herë të tretë në Bruksel

Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev dhe Kryeministri i Armenisë, Nikol Pashinyan do të takohen për herë të tretë në Bruksel, kryeqytetin e Belgjikës.

Takimi trepalësh mes Aliyev dhe Pashinyan me Presidentin e Këshillit të Bashkimit Evropian (BE) Charles Michel do të mbahet më 22 maj.

Këshilli Evropian njoftoi se Michel fillimisht do të takohet veçmas me Aliyev dhe Pashinyan dhe më pas ata do të takohen në një takim trepalësh.

Takimi i parë i treshes në Bruksel u mbajt më 14 dhjetor, ndërsa takimi i dytë u mbajt më 7 prill në të njëjtin format.

Pas takimit, Michel deklaroi se kishin vendosur të nisin një “proces konkret për përgatitjen e një marrëveshjeje paqeje”.

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Marrëdhëniet me Jashtë dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell, tha në deklaratën e tij një ditë më parë se Armenia dhe Azerbajxhani janë ende larg arritjes së një marrëveshjeje, por se BE-ja vazhdon përpjekjet e saj në këtë drejtim. /trt