Allahu Neve Na Do Shumë

Hatice Kübra Tongar

Allahu është Ai që na e dhuroi neve ndjenjën e dashurisë. Për shkak të dashurisë që na e dha Zoti, zemrat tona ndjejnë simpati ndaj njëra tjetrës.
Ai neve na do, njashtu, na i mbush zemrat me dashuri që ta duam njëri tjetrin. Falë kësaj dashurie nënat i duan fëmijët e tyre. Fëmijët i duan nënat e tyre, baballarët e tyre, vëllezërit dhe shokët e tyre, i duan edhe lodrat, macat dhe qengjat e tyre.
Përsëri, falë kësaj dashurie na krijoi dhe na dha shumë begati, prandaj ne e duam Atë(Zotin), dhe dashurinë tonë ndaj Tij e tregojmë me adhurim (ibadet). E falim namazin, agjërojmë ramazanin, lutemi dhe bëjmë punë të mira. Kur ne veprojmë kështu Allahu na do edhe më shumë.
“Allahu i do ata, dhe ata e duan Atë…” (Kur’an, Maide 54)

Hatice Kübra Tongar
Nga turqishtja Nedzat Arifi