Amazon po hyn në biznesin e shitjes së makinave duke filluar me Hyundai në vitin 2024

Amazon dhe Hyundai po bashkohen për të shitur makina në internet.

Bëhet fjalë për një lajm i cili thotë se duke filluar nga viti 2024, blerësit e makinave do të kenë mundësinë të blejnë një Hyundai krejt të re direkt në Amazon, përcjell Telegrafi.

Marty Mallick, VP i Zhvillimit të Biznesit të Korporatës Botërore në Amazon, shpjegoi procesin në këtë mënyrë: “Përvoja e blerjeve në internet do t’ju lejojë të blini një makinë përmes dyqanit të Amazon në SHBA”.

“Ju do të jeni në gjendje të krahasoni përzgjedhjen në shitësit lokalë dhe të shihni çmimet … Mund të zgjidhni modelin, ngjyrën dhe veçoritë tuaja të preferuara… dhe shikoni tërësisht në internet… Më pas e merrni automjetin tuaj nga shitësi juaj lokal në një kohë që përshtatet më mirë për ju”.

Hyundai është marka e parë që do të jetë e disponueshme, por të tjera ka të ngjarë të ndjekin një hap të tillë.